Gruaja transgjinore fiton kampionatin botëror të çiklizmit të femrave

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Rachel McKinnon nga Kandaja ka fituar kampionatin botëror të çiklizmit të femrave të dielën.

Shumë njerëz e kanë përgëzuar për arritjen e saj, por të tjerë thonë gara ka qenë me hile për shka se Rachel ka lindur mashkull.

McKinnon është gruaja e “parë” transgjinore që fitoi ndonjëherë medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Çiklizmit UCI Masters Track.

Eventi u organizua nga USA Cycling dhe u zhvillua në Los Anxhelos nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (ICF).

Para garës përfundimtare, McKinnon vendosi një rekord botëror në çerekfinale, duke mbaruar për 10 minuta.

Shumë mbetën të pakënaqur nga rezultati pasi pretendojnë se ishte një disavantazh i padrejtë dhe se Rachel nuk duhet të ishte lejuar të konkuronte me femrat. Shumë komentues në mediat sociale morën parasysh përmasat fizike të McKinnon, duke theksuar pabarazinë mes saj dhe konkurrentëve të tjera.

Kritikët u shprehën se kampionja është biologjikisht mashkull.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme