Ylli argjentinas Lionel Messi e ka mposhtur rivalin e tij, Cristiano Ronaldon, në sondazhin e gazetës së përditshme britanike “The Guardian”, e cila çdo vit zgjedh 100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2017.
Për sondazhin e gjashtë vjetor, The Guardian mblodhi panelin më të madh të jurisë deri më tani: 169 anëtarë nga 63 vende të botës, të cilët votuan për futbollistët më të mirë të vitit.
I udhëhequr nga legjenda braziliane Ronaldo, paneli global i The Guardian me lojtarë, trajnerë, transmetues, reporterë, korrespondentë dhe redaktorë u drejtua nga 27 ish-profesionistë dhe profesionistë aktualë të cilët i kanë fituar 698 ndeshje së bashku.
Përkrahë Ronaldos, ish-lojtarë si Hernan Crespo, Javier Zanetti dhe Jan Aage Fjortoft kanë gjetur kohë për të marrë pjesë në ekipin e jurisë, i cili po ashtu është përbërë nga trajnerë ndërkombëtarë dhe një rrjet i gjerë i talentëve të transmetimit dhe gazetarisë.
Votimi ka qenë jashtëzakonisht i ngushtë, por Messi ia doli ta mposhtë rivalin e tij të madh Ronaldon, për të përfunduar në vendin e parë në listën 100 futbollistëve më të mirë në botë.