Ekonomia Online
FUNDIT

Guvernatori Ismaili takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, flasin për Pagesat Ndërkufitare

Guvernatori Ismaili takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, flasin për Pagesat Ndërkufitare

Guvernatori Ismaili, Zëvendësguvernatori Fusha dhe ekipi i Bankës Qendrore të Republikëssë Kosovës (BQK) u takuan me Xiaoqing Yu, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor,Evropën dhe Azinë Qendrore, Paolucci, Menaxher për Vendin, Natarajan, Menaxher iPraktikave, Pagesave dhe Përfshirjes Financiare, Guadamillas, FCI Evropë dhe AziQendrore, dhe ekipi i tyre në Bankën Botërore. Në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi dhe […]

Guvernatori Ismaili, Zëvendësguvernatori Fusha dhe ekipi i Bankës Qendrore të Republikës
së Kosovës (BQK) u takuan me Xiaoqing Yu, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor,
Evropën dhe Azinë Qendrore, Paolucci, Menaxher për Vendin, Natarajan, Menaxher i
Praktikave, Pagesave dhe Përfshirjes Financiare, Guadamillas, FCI Evropë dhe Azi
Qendrore, dhe ekipi i tyre në Bankën Botërore.

Në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi dhe zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të
pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së dhe BQK-së për Modernizimin
e Sistemeve të Pagesave dhe Remitancave.

Diskutimi u përqendrua kryesisht në temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e
zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore
dhe ndërkufitare. Për më tepër, diskutimet specifike ishin rreth përgatitjeve për aplikimin e
BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe potencialit për
avancime drejt integrimit me Sistemin Target të Pagesave të Shpejta e (TIPS) të Euro-
Sistemit.

Guvernatori Ismaili falënderoi ekipin e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së,
ndërsa Zëvendësguvernatori Fusha i informoi ata për përpjekjet dhe përkushtimin e Bankës
Qendrore të Republikës së Kosovës në agjendën e modernizimit të sistemeve të pagesave. U
konstatua se mbështetja e BB-së për BQK-në do të vazhdojë përmes asistencës teknike dhe
përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve drejt objektivave më të larta të integrimeve SEPA dhe
TIPS.
Gjithashtu, Guvernatori Ismaili mori pjesë në një aktivitet të Bankës Botërore të titulluar
“Zhbllokimi i fuqisë së Pagesave Ndërkufitare”, së bashku me Guvernatoren e Bankës
Qendrore të Malit të Zi, Znj. Radoviq, dhe Drejtorin Global të BB-së, Z. Pesme, si dhe
pjesëmarrësit e tjerë.

Gjatë diskutimit, i pari i BQK-së theksoi përkushtimin e Kosovës për arritjen e objektivit të
G20-së për uljen e kostove të dërgimit të remitancave. Ai diskutoi përpjekjet e integrimit në
SEPA që synojnë standardizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore për të ofruar pagesa më
të shpejta, më të lehta dhe me kosto më efektive. Zhvillimet e infrastrukturës teknike, duke
përfshirë zgjidhjet e shpejta të pagesave, premtojnë rritjen e përfshirjes financiare, efikasitetin
e pagesave, formalizimin e ekonomisë dhe integrimin rajonal.

Në përfundim të diskutimeve, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës dhe
angazhimin e saj proaktiv në nxitjen e pagesave efikase ndërkufitare, duke marrë parasysh
rëndësinë dhe përfitimet për të gjithë ekonominë nga integrimi me sistemet e pagesave të BE.

Të ngjashme