Guvernatori Mehmeti para studentëve: Sektori financiar në Kosovë, një storie suksesi

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka ligjëruar para studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti në kuadër të “Javës së Parasë”, u është drejtuar studentëve për t’i informuar rreth rolit dhe funksionit të BQK-së.

I pyetur për investimet e huaja, Mehmeti tha se kjo është storie suksesi në Kosovë.

“Sektori financiar është storie e suksesit sa i përket investimeve të huaja. Në sektorin e sigurimeve kemi diku 50/50. Te sektori i institucionit mikrofinanciar janë me kapital të huaj. Kemi çdo muaj kërkesa për investitorë të huaj që të investojnë në sektorin financiar. Kjo për dy arsye se kemi sektor stabil dhe se gjenden lehtë në Kosovë. Ndikimi i BQK në zhvillimin e vendit është i njëjtë si ai në vendet evropiane”, shtoi ai.

Sipas tij, misioni i BQK-së është të ruaj stabilitetin financiar, të ofroj këshilla ekonomike Qeverisë së Kosovës.

“Pra qëllimi është që shtetit të Kosovës ti sigurojë një stabilitet financiar. Sistemi i pagesave bankare shërben për transfere. Nga korriku i 2016 ne kemi avancuar në këtë aspekt. Në fund të 2013 ne jemi anëtarësua në SWIFT. ai mundëson dërgimin dhe marrjen e informata të nevojshme. IBAN është numër unik i llogarisë bankare me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe shpejtësisë për pagesa ndërkombëtare”, u tha Mehmeti, studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Mehmeti tregoi për regjistrin e kredive, sipas tij, ai jep informata për kreditë e klientëve të institucioneve kredi dhënëse.

I pyetur se kreditë që përbëjnë 14 për qind a duhet të jenë alarmante, ai u përgjigj negativisht.

“Unë nuk do thoja alarmantë por jep të kuptojmë se kemi biznese të dobëta dhe në kushte të këqija financiare. Banka duhet të jetë e kujdesshme ashtu edhe BQK duhet të luaj rolin si mbikëqyrës. Faktorë tjerë janë edhe përmbaruesit privatë. Edhe pse kemi me 2.6 kredi përfunduese prapë se prapë ne po provojmë. Po dëshirojmë të punojmë në preventivë, cilat janë hapat që duhet të marrim ne si BQK”, shtoi Mehmeti.

Sa i përket menaxhimit të mjeteve, Mehmeti u tregoi studentëve se institucioni të cilin e drejton, menaxhon shumicën e mjeteve të Qeverisë, AKP-së, bankave komerciale dhe institucioneve të tjera financiare.

“Në shumë vende në BE aplikohen norma për depozita. Ne në Kosovë ende nuk kemi ardhur në këtë situatë. Të dhënat e fundit për depozitë janë 1.5 për qind. BQK licencon, rregullon e mbikëqyrë institucionet financiare. Kemi një rregullore për licencimin e tyre. Për fat të mirë të gjithë bankat sot në Kosovë kanë nota të mira. Nuk mund të them se njëra është më e mirë. Nëse kishim qenë para katër vitesh ka pas banka me nota jo të mira por sot nuk mund ta them këtë gjë dhe kjo është e mirë për Kosovën”, tha Mehmeti.

Sipas Mehmetit, vlera e mjeteve të sektorit bankar në janar të 2019 ka arrit në 4.163 milionë euro duke shënuar rritje vjetore.

“Kur flasim për ekonominë në Kosovë duhet pas parasysh se sektori bankar është në rritje.  Në fund të vitit 2018 është rritë numri i ankesave. Kemi arrit që të informojmë publikun me shërbimet që ofron sistemi financiar. E kemi bë obligative që banka është e obligueshme që secili klient ia bashkangjet edhe një fletë ankese”, tha Mehmeti.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT- Në kuadër të “Javës së Parasë”, BQK organizon ligjëratë në Universitetin e Prishtinës.

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, March 28, 2019

Të ngjashme