Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësues të bizneseve izraelite

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësues të bizneseve izraelite, të udhëhequr nga Ronit Hasin Hochman, drejtoreshë ekzekutive dhe bashkëthemeluese e Improvate Group.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti përveç tjerash, i informoi të pranishmit edhe lidhur me gjendjen në sistemin financiar dhe zhvillimet makroekonomike në vend.

Nga ana tjetër, Hochman falënderoi Guvernatorin për informatat dhe shprehu vullnetin për bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe sektorët tjerë, me theks së veçantë në fushën e sigurisë nga sulmet kibernetike.

Të ngjashme