Guximi është çelësi për lidership

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Përgjatë epokave, njerëzit kanë kërkuar për alkiminë e saktë të përbërësve që ka një udhëheqës. Liderët e mëdhenj thuhet se demonstrojnë gjykim të fortë, por të arsyetuar, marrjen e rrezikut, por të llogaritur.

Lista e karakteristikave që përbëjnë lidershipin e mirë është kaq e gjatë dhe kontradiktore, saqë lideri aspirant lipset të pyesë vetën: “Ku duhet t’ia filloj?”

Për fat të mirë, ka një pikënisje të qartë. Një karakteristikë e udhëheqjes ose më saktë, virtyt që dominon mbi karakteristikat e tjera: Guximi.

Aristoteli e quajti guximin virtytin e parë, sepse ai bën të mundur të gjitha virtytet e tjera. Përveçse është virtyti më i rëndësishëm njerëzor, ai është edhe virtyti më i rëndësishëm i biznesit.

Mendoni për këtë: Koncepte të tjera të rëndësishme të biznesit si lidershipi, inovacioni dhe shitjet vyshken në mungesë të guximit. Udhëheqja kërkon marrjen e vendimeve të guximshme dhe shpesh jopopullore. Udhëheqja kërkon guxim. Inovacioni përfshin krijimin e ideve të reja që sfidojnë traditën. Inovacioni kërkon guxim. Shitja kërkon guxim. Hiqni guximin dhe shitjet, inovacioni dhe udhëheqja humbasin fuqinë e tyre.

Por çfarë bëjnë njerëzit e guximshëm?

Besimi te të tjerët – Heqja dorë nga nevoja për të kontrolluar situatat ose rezultatet, të kesh besim te njerëzit dhe të jesh i hapur ndaj drejtimit dhe ndryshimit.

Guximi i zërit – Ngritja e çështjeve të vështira, dhënia e reagimeve të vështira dhe ndarja e opinioneve që nuk janë shumë të pëlqyeshme.

Lajmi i mirë është se të gjithë kanë aftësinë për të qenë të guximshëm!Me më pak frikë dhe më shumë guxim, punëtorët marrin përsipër projekte më të vështira, merren më mirë me ndryshimet dhe flasin më me dëshirë për çështje të rëndësishme.

Me pak fjalë, punëtorët e guximshëm përpiqen më shumë, besojnë më shumë dhe tregojnë më shumë. Si një udhëheqës biznesi dhe sipërmarrës, detyra juaj është të vendosni guxim brenda njerëzve dhe t’i inkurajoni ata.

Duke zbatuar tre llojet e ndryshme të guximit, si dhe këshillat e mësipërme, guximi mund të përdoret mirë në vendin tuaj të punës.

Të ngjashme