Hahn me Mustafën: Urgjente formimi i qeverisë pro europiane

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 14:55 | Nga

Në takimin e kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka biseduar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, rreth formimit të qeverisë së re.

“Është urgjente formimi i qeverisë së re pro evropiane, stabile dhe reformatore në Kosovë”, ka shkruar Hahn përcjellë Gazeta Metro.

Në samitin jo formal që po mbahet në Tiranë, tema kryesore e diskutimit është ajo e integrimit ekonomik të rajonit.

Hahn ka theksuar se ky integrim nuk është zëvendësim për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme