Fushata për zgjedhjet e parakohshme përfundoi, me rrena të vjetra dhe premtime të reja.
Albin Kurthi:
Nuk ofroi asgjë të re përveç riciklimit të rrenave të vjetra dhe mashtrimeve të paskrupullta. Nuk njihet një politikan apo parapolitikan në Kosovë të ketë gënjyer apo mashtruar më shumë se Albin Kurthi.
Në mungesë të realizimit të çfarëdo premtimi të mëhershëm elektoral, Kurthi iu kthye zanatit që e ka perfeksionuar deri në art: mashtrimit, gënjeshtrës dhe blerjes së votave, duke masakruar taksat e qytetarëve të Kosovës përmes ndarjes së lëmoshës për kategoritë më të cenueshme: studentët, fëmijët, pensionistët dhe mërgimtarët.
Premtoi rrogën e 13-të kur 12 rroga të rregullta janë mjerim social. Ndau para për fëmijë, ndonëse ndihmat nuk mjaftojnë as për pampersa. Pensionistët, në vend të kenë pensione të dinjitetshme, ndihmën e kërkojnë duke gërryer nëpër kontejnerë, sepse pensionin e ndajnë me fëmijë të papunësuar.
Në vend se 300 milionë që i ndau për blerje klasike dhe të pandershme të votave t’i përdorte për ndonjë fabrikë apo projekt zhvillimor, i dogji për 48 orë. Sigurisht, është mbështetur në ekspertizat e ekspertit për bruto prodhim, analfabetit monumental, Agim Bahtiri.
Rinia kosovare, mbi 250.000, ka ikur në kërkim të shpresës në shtetet e Perëndimit, kurse kanë ardhur për të gjetur punë saldues dhe elektricistë nga Sudani, Etiopia, Filipinet dhe Banglladeshi. Krenaria e zhvillimit ekonomik të Kurthit!
Kurthi e ka përçarë faktorin politik në Maqedoni të Veriut, Luginë dhe Mal të Zi, duke i defaktorizuar dhe zhveshur nga çdo relevancë politike. Në Shqipëri dështoi, por i ka disa kerberë mercenarë që në vendin ku jetojnë nuk paraqesin asgjë përveç se punojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës.
Në planin ndërkombëtar, përveç me Greqinë, nuk ka marrëdhënie normale me asnjë shtet tjetër.
E “çliroi” Veriun e Kosovës duke e dorëzuar pushtetin 100 përqind në duar të Listës Serbe – Serbisë. Serbët e Kosovës i integroi aq shumë sa që edhe ministri dhe deputeti personal Nenad Rashiq mbeti pa dy përkrahës kryesorë që deklaruan se Rashiqi po punon kundër interesave serbe. Për ta kompensuar këtë, po flitet se në vend të tyre Kurthi do t’u dërgojë si ndihmë vëllezërore Hekuran Muratin dhe Dimal Bashën, të dëshmuar si antikombëtarë, anti-UÇK, më shumë se edhe vet Lista Serbe.
Kurthi u tregua cinik, i pandjenja dhe korruptues ndaj krerëve të UÇK-së që po mbahen si pengje në Hagë. Me tërë qenien është angazhuar t’ua bëjë këtë më të rëndë dhe, me tërë qenien, angazhohet për dënimin e tyre.
Me injoranten Shvarc e dështoi anëtarësimin në Këshill të Evropës. Gjithashtu, me Shvarc brenda natës i bart pronat shoqërore të Manastirit të Deçanit. Me mercenarët Surroi dhe Weller e bëri marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit që siguron autonomi territoriale dhe politike për serbët.
Nuk la ubash apo proserb që nuk i rehatoi, personalisht dhe familjarisht. Vuk Hamoviqin e bëri multimilioner duke i vjedhur qytetarët e Kosovës, deri në varfërim. Me Martin Strujën, Artanen, Hekurin, Besnikun, Xhelën dhe të tjerët e bëri Mafien Energjetike, e që kreu apo capo dei capi është vet Kurthi.
Nuk i intereson Kosova, Shqipëria, shqiptarët apo shteti. I intereson vetëm pushteti absolut ku mendon t’i shtypë qytetarët dhe t’i bëjë zombi si anëtarët e partisë personale VV-së. Veten e konsideron baba të çdo gjëje. Mihalin e konsideron nënë të çdo veprimi antishqiptar. Nuk ka shokë, miq apo bashkëpunëtorë; ka vetëm të nënshtruar dhe servilë. Një dyzinë jargavitës.
Me mërgimtarët manipulon në mënyrë të paskrupullt, jo se i respekton apo i donë. Me para të shtetit ua paguan biletat për të votuar për të. Ka siguruar mijëra bileta falas duke u mbështetur edhe në fondet e vjedhura nga Martin Struja, Vuk Hamoviq dhe përfitues të tenderëve njëburimorë, hajni institucionale.
Këto zgjedhje janë të “jeshë apo të mos jeshë” për të dhe partinë e tij, andaj nuk lë gurë pa lëvizur dhe gjë pa bërë për t’i mbijetuar. Lista për deputetë është katastrofë elementare, pa integritet politik, kombëtar dhe moral. Bashkë me Vjosa Osmani paraqet rrezik serioz për ardhmërinë e Kosovës.
Asnjë njeri që ka dhënë një kontribut për lirinë e Kosovës nuk pranon të jetë nën këmbë të Kurthit përveç injorantëve dhe përfituesve. Gjuhën e ka zbutur gjatë fushatës vetëm përkohësisht. Falco e ka vedhur lëkurën e qengjit. Albin Kurthin më së miri e kanë lexuar Bacë Adem Demaçi dhe Kadri Veseli. Larg kishin parë që të dy.
Në rrethana normale, çdo votë për të është e tepërt; në rrethana jonormale, kur nuk ka pasur fushatë, por shpërndarë popullizmin dhe patriotizmin 99 centë, mund t’i fitojë paradoksalisht 38 deri në 43 deputetë.
Opozita:
Asgjë nuk ka bërë për të humbur vota, sepse nuk ka pasur as pushtet e as mundësi. Ka bërë gabim që nuk ia ka votuar me të parën propozimin e VV-së për kryetar/e të Kuvendit si dhe qeverinë e pakicës Kurthi 3. Po ta bënte sot, Kurthi do të ishte në margjina, jashtë lojës. Nejse, e shkuar.
Bedri Hamza – PDK:
E ka bërë një listë shumë cilësore dhe me integritet për zgjedhje, duke lënë anash ata që shkaku i kaluarës së tyre do ta dëmtonin partinë dhe kredibilitetin zgjedhor dhe demokratik. Bedri Hamza ka bërë fushatë të jashtëzakonshme, të paparë për mjedisin tonë toksik dhe plot urrejtje të provokuar dhe mbjellur nga pushteti.
Ka pasur durim biblik dhe urtësi shembullore. Asnjë fjalë e rëndë për oponentët politikë, asnjë derë e mbyllur për pozitën. Fjalëbutë, shpresdhënës për të gjithë, pa bërë asnjë dallim. Merr përgjegjësi publike për mosrealizim të premtimeve elektorale. Premton kthimin e shpresës dhe dinjitetit për të gjithë, sidomos për ata që janë lënë në margjina: pensionistët dhe kategoritë e dala nga lufta.
Është i pranueshëm edhe për ata të frontit kundërshtar. Oponentët politikë nuk i trajton si armiq, por si bashkëpunëtorë të mundshëm në të ardhmen. Momenti mahnitës ishte dorëzim-pranimi në Mitrovicë të Jugut. Një zotëri si Bedri Hamza përballë një injoranti arrogant si Peci.
Prandaj pres që PDK të rritet për disa deputetë, nga 26 deri në 30 deputetë. Do të dëshiroja që deputetët e zgjedhur të PDK-së të jenë kombinim i atyre që e sollën lirinë dhe të atyre që e respektojnë dhe kultivojnë këtë sakrificë.
Ky është fillimi i rregulluar dhe i strukturuar me hapësira të qarta. Nëse dëshiron, mund të vazhdoj të rregulloj edhe pjesën e LDK, AAK, dhe parashikimin e Kuvendit të ardhshëm, në mënyrë që të kesh gjithë tekstin të plotë gati për Word.