Hajnat me maska ia demolojnë shtëpinë një femre në Podujevë

Podujevë | 08 Kor 2017 | 12:58 | Nga

Policia njofton se një femër ka raportuar se persona të maskuar dhe armatosur i kanë hyrë në shtëpi dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten në Podujevë në ora 04:05.

Njësit policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme