Hajnat me maska vjedhin pistoletë dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:15 në Podujevë.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme