Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro në një shtëpi në Gjilan

Prishtinë | 20 Shk 2026 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në shtëpinë e tij në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Sipas raportit 24-orësh dhe deklaratës së ankuesit, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000 € dhe dy armë zjarri.

“Nuk raportohet për të arrestuar; rasti është në hetime”, thotë Policia e Kosovës.

Të ngjashme