Hajnat vodhën 1 mijë euro, një pistoletë dhe 30 fishekë në shtëpinë e gjakovarit

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton për një vjedhje të rëndë të ndodhur në Rogovë të Gjakovës.

Ankuesi mashkull ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij.

Sipas tij, aty janë vjedhur 1 mijë euro, një pistoletë dhe 30 fishekë.

Rasti po hetohet, teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Fsh. Rogovë, Gjakovë 08.05.2022 – 00:15. Me 30.05.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kryer vjedhje nga shtëpia e tij. Ankuesi deri tani ishte jashtë shtetit. Nga shtëpia janë vjedhur 1000 € para të gatshme dhe një pistoletë me 30 fishekë. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme