Hajrulla Çeku kandidat për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia: Në mënyrë unanime e zgjodhi qendra e Prishtinës

Prishtinë | 18 Qer 2025 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht për kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Lajmin e ka dhënë Arben Vitia, duke theksuar se “në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrulla Çeku”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka cilësuar Çekun si njeri të “kulturës e patriot”.

Sipas tij, me “Hajrulla Çekun do ta bëjmë një qytet që do të hyjë në hartën e kryeqyteteve të Evropës”.

Hajrullah Çeku ka shërbyer si Ministër i Kulturës në Qeverinë Kurti.

Të ngjashme