Haki Rugova s’e pranon rezultatin e zgjedhjeve: Mbetem kryetar i Istogut

Istog | 24 Nën 2017 | 20:46 | Nga

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut dhe kryetar i deritanishëm i këtij qyteti ka deklaruar për Klan Kosovën se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve ku fitues ka dalur kundërkandidati i tij nga AAK-ja, Gani Dreshaj.

Kjo pasi, Rugova thotë se ka pasur shumë parregullsi në votat me postë – vota që e bën fitues Dreshajn, pasi para ardhjes së këtyre votave fitues ishte Haki Rugova.

“Totalisht janë të parregullta votat që vijën me post. Votat që kanë ndikuar për rezultatin.

Kanë ardhur vota me postë në emër të njerëzve të vdekur”, ka deklaruar Rugova.

“Ka parregullsi në qendra të Malit të Zi, Austrisë dhe Sllovenisë. Kjo është parë edhe atë ditë kur kanë ardhur. Ky proces është i manipuluar dhe unë mbetem kryetar i komunës, unë e kam marrë mandatin për kryetar dhe sillem si i tillë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme