Halili reagon pas eliminimit nga gara për rektor të UP-së

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Prof. Zenun Halili, njëri nga kandidatët për Rektor të Universitetit të Prishtinës, pas vendimit të djeshëm të komisionit profesional për eliminimin nga gara, me pretekstin e “konfliktit të mundshëm të interesit”, sot i ka dërguar letër reagim të gjithë senatorëve dhe Këshillit Drejtues të UP-së.

Në letrën që e ka dërguar, prof. Halili potencon faktet se si Komisioni në mënyrë arbitrare dhe duke tejkaluar kompetencat e tij, ka marr vendim për eliminimin e tij nga gara për të parin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kompetencë kjo e Këshillit Drejtues, i cili është instanca që i interviston kandidatët dhe poashtu voton dhe zgjedh njërin nga ta.

“Në fund të letrës së tij, prof. Zenun Halili potencon faktin se, duhet të shmangemi nga interesat individuale apo grupore dhe t’u jepet mundësia të gjithë kandidatëve që kanë plotësuar kushtet bazë të konkursit publik për të prezantuar vizionin para Këshillit Drejtues të UP-së. Poashtu nga sa merr vesh portali ynë, prof. Zenun Halili kërkesë për interpretim dhe me ankesë për, “vendimin arbitrar dhe të jashtëligjshëm” të komisionit, i është drejtuar edhe Ministrisë së Arsimit”, thuhet në reagimin e tij.

Letra e prof. Zenun Halilit, drejtuar instancave të UP-së.

Te nderuar Senatorë,

Jemi në përfundim të procesit të zgjedhjeve brenda UP-së. Praktikisht jemi në fazën e zgjedhjes së Rektorit. Deri tani procesi zgjedhor ka shkuar shumë mire. Besoj se kështu mund të konstatojmë të gjithë kolegët.

Por në rastin e certifikimit të kandidaturave për Rektor të UP-së, komisioni i emëruar nga ana e Senatit të UP-së, sipas vlerësimeve të mia, e besoj edhe të shumë kolegëve senatorë, ka tejkaluar kompetencat që i janë përcaktuar nga ky Senat dhe nga statuti i UP-së, si akti me i lartë juridik.

Duke u bazuar nga çka kemi lexuar në raportin e komisionit profesional, jam i mendimit se ky raport duhet të refuzohet nga vet Senati dhe Këshillit Drejtues, sipas rregullave për zgjedhje brenda UP-së. Mendoj që duhet të rekomandohen të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet bazë të konkursit të shpallur me datën 10 korrik 2020 dhe jo sipas listës së referuar nga komisioni në fjalë.

Arsyetimi i kësaj për çka u tha më lart është se:

Komisioni Profesional i caktuar me vendimin 1587/2020 dt. 24.07.2020 nga Senati i Universitetit të Prishtinës ka dorëzuar Raportin nr. 1588, dt. 27.07.2020 me ç’rast ka konstatuar se për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës kanë aplikuar gjithsejt pesë (5) kandidatë, sipas renditjes alfabetike:

  1. Prof. Dr. Blerim Rexha 2. Prof. Dr. Faton Berisha 3. Dr. Isuf Muslija 4. Prof. Dr. Naser Sahiti 5. Prof. Asoc. Dr. Zenun Halili,

Nga këta kandidatë janë kualifikuar për fazën e mëtejshme tre (3) kandidatë:

  1. Prof. Dr. Blerim Rexha 2. Prof. Dr Faton Berisha 3. Prof. Dr. Naser Sahiti

Komisioni ka refuzuar kandidimin e z. Isuf Muslija, për shkak se nuk ka siguruar dëshmi për thirrje akademike dhe nuk ka dorëzuar dëshmi për nostrifikimin e diplomës së doktoratës dhe për shkak të kufizimeve në moshë për përzgjedhjen në pozitën e Rektorit.

Komisioni gjithashtu ka refuzuar kandidimin tim për shkak të konfliktit të supozuar interesit në raport me pozitën tim paraprake si anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i zgjedhur nga Senati i UP-së, të cilën e kam ushtruar gjatë periudhës 2019-2020.

Komisioni profesional gabimisht ka bërë interpretim të nenit 18 të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik (Gazeta Zyrtare. Nr. 5, 27 prill 2018), kur më ka skualifikuar mua nga procedurat e mëtejshme, për shkak të, siç potencon komisioni, “konfliktit të mundshëm të interesit”.

Nga dosja me të cilën kam aplikuar për postin e Rektorit, shihet se unë jam zgjedhur nga Senati për të ushtruar funksionin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për periudhën 2019-2022, ndërsa nga kjo pozitë dhashë dorëheqje me dt. 7 korrik 2020, para se të shpallej konkursi publilk për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, rregullat bazë të zgjedhjes në organet drejtuese të UP-së, në rastin konkret, Rektor i UP-së, shprehimisht theksojnë faktin që për të kandiduar për Rektor, nësë je anëtar i KD-UP, duhet të dorëhiqesh, neni 6, pika 8 e Rregullores për procedurat e zgjedhjeve të përgjithshme për stafin akademik dhe jo akademik të UP-së, datë 6 mars 2020, me numër protokolli 771.

Rregullat Procedurale

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është një institucion i arsimit të lartë, i cili gëzon autonomi të plotë të organizimit dhe funksionimit sipas Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë, ndërsa mënyra e funksionimit sipas nenit 19 të këtij ligji më tej rregullohet me Statutin e Universitetit, i cili është akti më i lartë juridik i universitetit i cili është aprovuar në vitin 2012, dhe është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme