Hamiti për VV-në e AAK-në: Demarkacionin e Asociacionin i kundërshtuan në opozitë, i pranuan në pushtet

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj për qasjen që kanë pasur kur ishin në opozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se AAK-së dhe VV-ja marrëveshjet që i kanë kundërshtuar në opozitë i kanë pranuar kur kanë ardhur në pushtet.

“I kundërshtuan me dhunë në Kuvend kur ishin në opozitë. I pranuan/pranojnë paqësisht kur janë në pushtet. Siç u ka hije mashtruesve. Kauzat: demarkacioni, Asociacioni”, ka shkruar Hamiti.

Deri me tani vetëm VV-ja dhe AAK-ja i kanë dhënë mbështetje Planit të BE-së.

AAK-ja është e vetmja parti opozitare që po e përkrah këtë dokument.

Dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK janë shprehur kundër këtij plani, duke thënë se kanë rezerva të mëdha për piken 7 të planit.

Të ngjashme