Marek Hamsik e pranon se Juventusi tashmë ka një diferencë të madhe pikësh, por ata duhet të vazhdojnë të besojnë për titull.
Zonja e Vjetër ka aktualisht gjashtë pikë më shumë se Napoli, ndërsa deri në fund të kampionatit janë edhe gjashtë xhiro.
“Diferenca mes nesh dhe Juves po bëhet e madhe, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë deri sa matematikisht është i mundur”.
“Barazimi ndaj Milanit na lë shije të hidhur, posaçërisht kur shikon sa shumë shanse kishim në krahasim me Rossonerët”.
“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ndaj Udineses. Duhet të harrojmë se çfarë ndodhi në San Siro dhe të fokusohemi në objektivin tonë të radhës”.
“Gjithashtu dua të falënderoj gjithë tifozët e Napolit për përkrahjen në San Siro”, ka shtuar Hamsik.
Sllovaku këtë sezon me Napolin ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asisime në 43 paraqitje në të gjitha garat.