Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, ka thënë se ndeshje vendimtare mund të jetë ajo kundër Juventusit.
Napolitanët ishin dy herë në disavantazh kundër Udineses, por që arritën të fitonin në fund 4-2.
Tani kanë mbetur katër pikë prapa Zonjës së Vjetër dhe ndeshja e fundjavës zhvillohet mes tyre.
“Në një moment të ndeshjes ne ishim nëntë pikë pas Juvenusit, por në fund të ndeshjes dolën katër”.
“Treguam personalitetin tonë dhe e menaxhuam mirë ndeshjen”.
“Ne do të përqendrohemi te Juve nga ky mëngjes. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, që do të ndikojë në fund të sezonit”, ka thënë Hamsik.
Napoli ka tubuar deri më tani 81 pikë, katër më pak se Juvetusit, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund.