Hamza në Kroaci, merr pjesë në takimin e guvernatorëve të rajonit

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 16:25 | Nga

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza është duke marrë pjesë në takimin e guvernatorëve të rajonit, i cili po mbahet nën organizimin e Bankës Popullore të Kroacisë dhe revistës kroate “Lider”.

Tema kryesore e takimit ka të bëjë me ndikimin e euros si mekanizëm për ankorimin e politikave financiare në funksion të stabilitetit financiar dhe të zhvillimit ekonomik.

Me këtë rast Guvernatori Hamza ka folur për përvojat e Kosovës me përdorimin e euros dhe ndikimin që ka pasur në stabilitetin financiar dhe valutor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme