Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancë për votimin e qeverisë së re tha se nuk do ta votojnë këtë ekzekutiv, për shkak të premtimeve të bërë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, nuk ka asnjë ekonomistë as në VV-së që me 3 miliardë euro do të mund t’i realizonte këto premtime.
“Dëgjuam ekspozenë e Albin Kurtit. Nuk mund ta diskutojmë derisa ta kemi programin. Ne nuk e pamë përbërjen e qeverisë së mandatarit të republikës se Kosovës”.
“Ajo se çfarë e bënë të mos e votojmë këtë qeverinë është premtimet e bëra. Nuk ka ekonomistë në këtë sallë që mund të akomodoj 3 miliardë. Pas diskutimeve të deputetëve do të jetë edhe vendimi i PDK-së”.