Hamza preferoi 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve: PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza, në takim me Presidenten e Kosovës ku edhe u shpërbë Kuvendi i Kosovës, ka propozuar që data e zgjedhjeve të reja parlamentare të jetë me 21 dhjetor, raporton Ekonomia Online. Ai ka theksuar se PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

“Ne kemi pasë një shtyrje të vazhdueshme dhe bllokadë në krijimin e institucioneve që bie barrë e partisë që ka fituar numrin më të madh të votave, dhe vendi ka nevojë sa më shpejtë të ketë institucione. Nuk shkon në të njëjtën kohë edhe me kërku urgjencë në krijim të institucioneve por me kërku edhe datë sa më të vonshme të zgjedhjeve. Dhe data tjetër ka qenë 28, dhe ne kemi qenë në datën e 21 për shkak se është edhe datë para ndërrimit të vendit”, deklaroi Hmaza.  

Hamza e ka deklaruar edhe njëherë atë që e tha sapo u bë kryetar i PDK-së, se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.

“PDK unë si kryetar i PDK nuk kemi vija të kuqe për as një subjekt politik”, deklaroi ai.

Të ngjashme