Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, e ku thotë të kenë diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja.
“Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, ka shkruar Hamza.


