HANDIKOS shpreson të mos këtë rivlerësim për personat me aftësi të kufizuar

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 14:27 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Personat me aftësi të kufizuar do të kenë qasje më të lehtë dhe më të mirë në infrastrukturë e shëndetësi,  kurse për njohje të statusit të të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, do të ketë vlerësim të përhershëm, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re, ku raportoi zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, si dhe drejtori i shoqatës HANDIKOS, Afrim Maliqi.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave premtuan më shumë përkrahje për këta persona, ndërsa përmenden edhe lehtësirat për punësim. Këtë thanë se do të mund ta bëjnë online.

Detaje për këtë rregullore dha zëvendësministri i Financave, Agron Dobruna. Ai tregoi edhe për koston e saj.

“Me rregulloren e re nuk do ketë rivlerësime do ketë vlerësim të përhershëm, kjo nënkupton se ne heqim radhën në zyrën e HANDIKOS-it. Nevojat sociale, riaftësimin, ripunësimin, do të shkojmë një hap tutje është më rëndësi se personat tetraplegjik, paraplegjik, aplikimin do ta kenë online, do ua sigurojmë transportin për ata që nuk munden me ardh, komisioni do të shkoj tek ata”, tha Dobruna.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se janë ndarë 2.1 milionë euro investim për personat tetraplegjik dhe praplegjik.

“3.2 milionë euro janë ndarë për vitin 2024 dhe 3.2 milionë për vitin 2025. Ky buxhet ka qenë nevojë për këta persona. Që tri vite 2.1 milionë ndahen për persona me nevoja të veçanta që marrin edhe shërbime shtëpiake”, tha ai.

Berisha tha se ky Komision do të iu shërbeje në aspekte të ndryshme këtyre personave, teksa tha se në bashkëpunim me shoqatën HANDIKOS, kanë ndarë buxhet me vendim të ministrit, Arben Vitia.

“Përcaktimin e listës që iu shërbejnë për lëvizje asistim, miratuar nga qeveria në 2022 në bashkëpunim me HANDIKOS kemi nda buxhet me vendim të ministrit është caktuar një komision. Ky Komision i raporton direkt ministrit të shëndetësisë, të vlerësojë pajisjet lloje ndihmëse – asistim. Komisioni nuk ka arritur në atë kohë të kryej punën se lënda ka qenë në prokurim, tani për dy vite për herë të parë po kryhet ky investim”, tha ai.

Kurse Drejtori i Shoqatës HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se sfidë mbetet ende mungesa e një databaze për këta  persona por shpresoi që do të ketë një vlërsim të drejtë në këtë proces.

“Na shpresojmë që të do të ketë një vlerësim të drejtë nga komisioni për statusin dhe shpresojmë që nuk do të ketë rivlerësim pasi do të  maltretohen këta persona. Ne kemi bërë një draft që të merren informata”, tha Maliqi.

Gjithashtu, tha se është më rëndësi të merren më shumë informata për këta persona.

“Është mirë më u taku dhe më iu dhënë informata, është i rëndësishëm mjeti vlerësues, ne kemi bërë një draft që të merren informatat, ka nevojë për kujdestarë, komunikon, nuk komunikon është më rëndësi. Komisioni vlerësues do ua lehtësojë jashtëzakonisht shumë punën”, tha Maliqi.

Ndërsa, deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, pyeti zëvendësministrin, Agron Dobruna, se përse këta persona janë të larguar nga paga minimale.

“E kemi pas të bllokuar ligjin për paga është çështje e mëhershme për të cilën nuk mund të jap përgjigje të saktë. Jam i gatshëm më i trajtu dhe më i zgjidh të gjitha problemet tjera, siç e kemi zgjidhur edhe rregulloren e re”, tha Dobruna.

Të ngjashme