Hani i Elezit kujton sot dëshmorët

Hani i Elezit | 29 Gus 2017 | 10:02 | Nga

Sot në Hanin e Elezit kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare. Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja me ushtrinë, policinë dhe paramilitaret serb.

Më 29 gusht 2017 me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtimore e kulturore, organizuar nga komuna, do të shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit. Fillimisht në orën 11:00 do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në “Puset e Nikës” e më pastaj do të bëhet rivarrimi i trupave të dy dëshmorëve të kombit:- Izet Bushi, i vrarë në ish armatën jugosllave, në Qupri të Serbisë më 1 janar 1991 dhe trupi i dëshmorit, Ramadan Shiti, i rënë në luftime me ushtrinë dhe policinë sllavo- maqedone në vitin 2007, në Brodec të Tetovës.

Gjithashtu po të njëjtën ditë, në orën 14:00 do të bëhet përurimi i dy shtëpive të ndërtuara për skamnorë të Hanit të Elezit, pastaj do të vendoset edhe gur themeli i dy shtëpive të tjera për skamnorët. 29 Gushti ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit’’ është radhitur në kalendarin e festave zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së ,të gjithë ata që luftuan e punuan ,por në veçanti për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe Familjeve të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme