Hani i Elezit mban dëgjime publike për buxhetin e vitit 2023

Hani i Elezit | 19 Gus 2022 | 23:48 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Hanit të Elezit ka nisur mbajtjen e dëgjimeve buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025.

Sot, me datë 19.08.2022, duke filluar nga ora 11:00, në Han të Elezit u mbajt dëgjimi i parë buxhetor me Hendikos dhe Komitetin e Personave me Aftësi të Kufizuar, mbi planifikimet buxhetore për vitin 2023, si dhe parashikimet për vitet 2024-2025. Kurse, nga ora 18:00, u mbajt dëgjimi i dytë buxhetor me qytetarë, që ishte takim i hapur për të gjithë.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z.Mehmet Ballazhi, i cili e kishte fjalën hyrëse, ku edhe vlerësoi se kontributi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në hartimin e projekteve kapitale dhe kategorive tjera buxhetore, bëhet e ditur një njoftim të Komunës.

Draft buxheti për vitin 2023 për Komunën e Hanit të Elezit dhe parashikimet për vitet 2024-2025 u përgatit nga Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Lindita Ballazhi, e cila potencoi se buxheti paraqet një instrument shumë të rëndësishëm financiar, në të cilin specifikohen të hyrat dhe shpenzimet për një periudhë të caktuar kohore një vjeçare, duke filluar nga 1 janar deri në 31 dhjetor.

Drejtoresha Ballazhi paraqiti edhe burimet e financimit komunal, ndlrsa tregoi se buxheti komunal për vitin 2023 në bazë të qarkores së dytë do të jetë në shumë prej 3,349,714€.

Pjesë e prezentimit ishte edhe planifikimi i të hyrave, mënyra se si do të bëhet shpërndarja e buxhetit nëpër të gjitha kategoritë e buxhetit, si dhe u bë prezentimi i projekteve kapitale.

Në dëgjimin buxhetor me Hendikos dhe Komitetin për Persona me Aftësi të Kufizuara, ishin gjithsej 24 të pranishëm, ndërkaq në takimin e hapur, ishin gjithsej 23 të pranishëm.

“Ky Dëgjim Buxhetor ishte i një rëndësie të madhe, pasiqë në këto takime, shoqata e Hendikos, Komiteti dhe të tjerët e pranishëm kishin mundësinë që përveçse të njoftohen me draft buxhetin e vitit 2023, poashtu kishin mundësinë edhe të jepnin ide e të propozonin projekte dhe investime të cilat atyre iu duken të arsyeshme dhe me leverdi për komunitetin tonë”.

“Të gjitha diskutimet dhe propozimet në këto takime do të merren parasysh dhe janë të paraqitura në procesverbalin e Dëgjimeve Buxhetore”.

Komuna e Hanit të Elezit falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në takimet e sotme mbi draft buxhetin komunal të Hanit të Elezit.

“Ne, kemi krijuar standard të ri sa i përket projekteve në qytetin tonë. Me qytetarët projektet bashkë i zgjedhim, bashkë i mbikëqyrim dhe së bashku i gëzojmë”, theksohet në komunikatë.

Të ngjashme