Hapen disa kafiteri në Fushë-Kosovë dhe Suharekë, ndërhyn policia

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht se puna e kafiterive është ndalur për shkak të mospërhapjes së Coronavirusit në vend, disa pronarë kokëfortë sërish i kanë hapur ato.

Policia ka njoftuar se një pronar në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Suharekë nuk i kanë respektuar vendimet e qeverisë.

Mbrëmë në Fushë-Kosovë një person është arrestuar pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Suharekë.

“Patrulla policore ka hasur një mashkull  kosovar i cili ishte duke punuar në lokalin e tij,  duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, Lokali është mbyllur dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme