Hapet ekspozita e artit “Woman the prower of Creation”

Prishtinë | 12 Dhj 2024 | 13:06 | Nga Diellza Gashi

Është hapur sot në Prishtinë ekspozita e artit “Woman the proëer of Creation”, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja e Greqisë, Eleni Vakali, e cila është dhe mbështetëse e hapjes së kësaj ekspozite theksoi në hapjen e ekspozitës të pesë krijuesit përdorin teknika të ndryshme, por ndajnë një emërues të përbashkët: identitetin femëror.

“Siç do ta shihni, pesë krijuesit përdorin forma, materiale dhe teknika të ndryshme dhe të ndryshme, por ka një emërues të përbashkët, identitetin femëror, i cili besoj se është më se i dukshëm në shprehjen e tyre artistike. Mund të jetë rastësi që kjo ekspozitë zhvillohet menjëherë pas përfundimit të periudhës 16 ditore të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Epo, mendoj se pasi kemi diskutuar për gratë si viktima të zakonshme të ngacmimeve me bazë gjinore, na duhet edhe një mundësi e mirë për të përjetuar fuqinë femërore në krijim, e cila në këtë ekspozitë shprehet si liri e gëzueshme artistike”, ka potencuar ajo.

Artistja, Zake Prelvukaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes artit, duke folur dhe për vështirësitë që hasin gratë artiste,  si pengesat historike dhe diskriminimi që ato kanë përjetuar.

“Kjo ngjarje shumë e rëndësishme nuk ishte mbajtur pa iniciativën e ambasadores së Greqisë znj. Heleni Vakali për çka duhet ta falënderojmë. Arti gjithmonë ka forcë të jashtëzakonshme për të gjetë dhe krijuar bashkëpunime shumë të nevojshme dhe shumëdimensionale për rrethanat e kohës që jetojmë, prandaj kjo politike kulturore na afron në çdo aspekt, sidomos për të krijuar lidhje të forta në mes shteteve dhe popujve në këtë raste Kosovës dhe Greqisë. Të jetosh si grua në hapësirat tona dhe më gjerë nuk është lehtë, por të jesh grua artiste është shumë më e ndërlikuar dhe e vështirë. Duke u kthyer mbrapa në kohë shohim se vetëm para 100 viteve grave u është lejuar studimi për artin, madje artisti gjerman Georg Baselitz shprehet se gratë nuk mund të pikturojnë mirë, dhe për këtë arsye nuk mund të marrin çmime, që për mua është absurde. Në vazhdim thekson se grave ju mungon ambicia. Shumë here gratë janë ndalur se punuari duke qenë të diskriminuara në rrugën drejtë avancimit dhe afirmimit krijues nga egoja mashkullore”, tha Prelvukaj.

Prelvukaj than se fatmirësisht artistët në këtë kohë bashkëkohore  frymojnë ndryshe dhe koha ua ka mundësuar realizimin e planeve të veta, sipas përzgjedhjes së tyre, pra teknologjia virtuale bëri që të ekspozojmë edhe atëherë kur nuk jemi fizikisht së bashku.

Mavrogeni Stavroula profesoreshë e Departamentit të Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Orientale, thekson rolin e gruas si simbol dhe imazh në art, duke e lidhur këtë me ekspozitën “Gruaja, fuqia e krijimit”.

Stavroula tha se në punën e tyre artistike, piktorët pasqyrojnë shqetësimin e tyre për përvojat femërore ndër shekuj dhe qartësojnë rolin e gruas në shoqërinë e shekullit të 21-të.

“Gruaja si simbol dhe si imazh, pushtoi dhe vazhdon ta pushtojë artin. Në një kulm të prodhimit artistik të artistëve grekë, ne krijuam ekspozitën me titullin “Gruaja fuqia e krijimit”. Në punën e tyre artistike, piktorët pasqyrojnë shqetësimin e tyre për përvojat femërore ndër shekuj dhe qartësojnë rolin e gruas në shoqërinë e shekullit të 21-të. Karakteristikë e përbashkët e punës së tyre është prezantimi i “kujtimeve”, të cilat çdo grua i mbart përmes historisë së saj personale dhe të kaluarës së saj familjare. Në këtë ekspozitë shprehen kujtimet e gjysheve, nënave, miqve dhe jeta e tyre personale. Kujtimet, të krijuara me ose pa kontributin e tyre, frymëzuan punën e tyre artistike dhe përfaqësonin nevojën e tyre për t’u shprehur. Krijimet e tyre janë “një mjet për të kuptuar një epokë, një koncept apo një hapësirë ​​të re. Ata eksplorojnë tema të ngjashme në lidhje me identitetin, origjinën, kujtesën personale dhe kolektive, histori dhe mite që janë heshtur ose harruar për shekuj”, ka thënë ajo.

Të ngjashme