Hapet ekspozita “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik” e autorit Blerim Uka

Prishtinë | 06 Dhj 2024 | 12:10 | Nga Diellza Gashi

Në Prishtinë, është hapur sot ekspozita “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik” e autorit Blerim Uka, raporton Ekonomia Online.

Në hapjen e saj ka marrë pjesë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka deklaruar se ka qenë një rrugëtim i gjatë deri në ardhjen e kësaj dite në sportin kosovar.

“Për fat të mirë gëzuam këtë ditë që rezultatet e punës njihen nga ndërkombëtaret. Ke mbledh nënshkrime nga ish lojtarët tanë më vjen mirë që kemi marrë rrugëtim së bashku me mediat dhe federata”, ka thënë Salihu.

Fotografi Blerim Uka ka treguar për vështirësitë e rrugëtimit të Kosovës që nga viti 2005 deri 2024 drejt anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.

“Kjo tregon për mundin 20 vjeçar, nuk kam pritur që nga viti 2003 në kushte të vështira të bëjë fotografi. Në mënyrën time fotografime për të lobuar për pranimin e Kosovës. Ka qenë e vështirë për të blerë biletë dhe akomodimi, atëherë nuk kemi pasur internet por kur kam shkuar në stadium kam parë mediat ndërkombëtare. E kam pasur të vështirë t’i bëjë mjetet për te realizuar fotografitë”, ka thënë Uka.

Të ngjashme