Në Drenas është hapur fabrika e këpucëve, “GO LONG”
Themeluesit e fabrikës janë Azemine Kukaj-Kajoshi dhe Avni Hoti, të cilët kanë një histori shumëvjeçare të bashkëpunimit në projekte të ndryshme zhvillimore dhe humanitare.
Ata bashkuan idetë dhe qëllimet e tyre në mënyrë që të ndihmojnë punësimin në Drenas, me theks të veçantë atë të gjinisë femërore.
Momentalisht në këtë fabrikë janë punësuar 30 femra, (gra kryefamiljare dhe me gjendje të rëndë ekonomike).
Synimi i “GO LONG”, është prodhimtaria cilësore sipas standardëve ndërkombëtare, vendosmëria e tyre është që produktet të jenë origjinale dhe asesi kopje e asnjë brendi vendor apo ndërkombëtar, gjithashtu synon kënaqësi maksimale të klientit dhe premton llogaridhënje për cilësinë e produkteve të saj.
Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Gani Sylaj me bashkëpunëtor, kanë marrë pjesë në prerjen e shitirit për hapjen e kësaj fabrike.