Gana hap Konsullatë Nderi në Kosovë

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 17:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është inauguruar Konsullata e Nderit e shtetit afrikan, Gana. Kjo konsullatë do të ofrojë shërbime si lëshimin e vizave, do të promovojë tregtinë dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve e shërbime të tjera, u tha në ceremoninë e rastit.

Valon Lluka, i cili është emëruar konsull nderi, tha se ky është misioni i parë i vendeve afrikane në Kosovë.

Ai tha se përgjegjësia e tij është që të promovojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore.

Lluka bëri të ditur se Konsullata do të shërbejë për lëshimin e vizave, promovimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të Ganës në Kosovë.

Ndërkaq ambasadori i Ganës në Ankara, Ibrahim Abaz, tha se marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë vendosur në vitin 2012 pas pranimit të Kosovës.

Ai shprehu besimin se Lluka do ta kryejë me përgjegjësi detyrën. “Pranimi i tij në këtë pozitë është nder për Ganën. Kam besim të plote se Lluka do të gëzojë mbështetje të plotë nga institucionet kosovare”, tha Abaz.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili u vlerësua si më meritori për hapjen e kësaj përfaqësie, rikujtoi momente nga lobimi i tij në shtetin afrikan për njohjen e Republikës e Kosovës.

“Kur isha te presidenti, ai pati ftuar shtatë këshilltarë të vet dhe i pati pyetur pse ne duhet për ta njohur Kosovën, dhe dikush thoshte se është herët, dikush thoshte se është vonë, dikush nuk duhet, por shumica ishin për ta njohur Kosovën dhe ai (presidenti) më tha ju mundeni për t’u kthyer në Kosovë dhe për t’i thënë popullit të juaj se Gana e ka edhe një mik tjetër, sepse Gana e një Kosovën. Andaj, unë u ktheve në atë kohë dhe e sjella këtë mesazh këtu, mbas pak kohe e kuptova nga mediet se Beogradi e ka mbyllur ambasadën e Ganës në Beograd dhe për këtë arsye Gana është dashur ta lë Beogradin dhe janë transferuar në Ankara”, ka deklaruar Pacolli, duke shtuar se presidenti i atëhershëm i Ganës, John Mills, i pati thënë se po të ishte më i ri dhe po të lindte edhe një Kosovë tjetër do ta bënte të njëjtën gjë, pra duke e njohur Kosovën si shtet.

“Ai më pati premtuar se për këtë ne do ta hapim një përfaqësi diplomatike në Prishtinë, pikërisht kjo që ndodhi sot”, ka thënë Pacolli.

Kurse, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se me hapjen e kësaj konsullate po hapet një dritare e fuqishme ekonomike nga Afrika. Ai u shpreh i çuditur që askush nga Qeveria nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje. “Është një moment i ri i cili duhet të mbështetet dhe të duartrokitet, sepse kjo e dëshmon se mbi politikën është ekonomia”.

Në inaugurim merrnin pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, të cilët e përshëndetën këtë hap.

15205626_10154613181870856_1414352828_o

15215840_10154613181995856_239935549_o

Të ngjashme