Hapet panairi “Blej Shqip” në Prishtinë

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 12:15 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Zahir Pajaziti” u bë hapja e panairit të tretë “Blej Shqip”.

Hapjen e këtij panairi e bëri Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ikonomi së bashku me Drejtorin e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota.

Panairi do të zgjasë tre ditë dhe në të do të ekspozohen mallrat e mbi 100 bizneseve shqiptare.

Bashota tha se panairi po fillon të bëhet tradicional dhe se do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“Në krahasim me vitet paraprake, këtë vit ka qenë interesimi më i madh. Ka pasur mbi 120 prodhues nga Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera ku jetojnë shqiptarët “.

“Sa më shumë blerje të produkteve shqiptare aq më shumë fuqizohemi ne si komb”, tha Bashota.

Ministrja Ikonomi e cilësoi panairin shumë të rëndësishëm për sipërmarrjet shqiptare dhe kosovare.

“Këto panaire vërtetojnë se si dy biznese gjejnë bashkëpunim me njëri tjetrin, pavarësisht nga largësia”.

“Është shumë me rëndësi që produktet tona të regjistrohen si marka dhe jemi duke punuar bashkërisht për ta bërë këtë gjë. Duhet të marrim në konsideratë që edhe konsumatori ka nevojë të mbrohet kur konsumon produktet tona, prandaj po punojmë së bashku që marrëveshjet tona të jenë të barabarta në fushën e prodhimit të produkteve të eksportuara”, u shpreh ministrja shqiptare.

E pyetur se çka e dallon këtë panair prej atij të Shqipërisë, ajo u përgjigj se panairi në Kosovë, siç e tregon edhe vetë emri ”Blej Shqip”, shet produkte shqiptare ndërsa ai në Shqipëri përveç firmave shqiptare ka edhe firma të tjera ndërkombëtare nga shumë vende të botës.

bashota-ikonomi ikonomi-2 ikonomi-bashota-1 ikonomi

Të ngjashme