Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është hapur solemnisht i ashtuquajturi “Tregu i Fundvitit”, ku në dhjetëra shtëpiza druri, në ambient të hapur, ofrohen produkte të ndryshme, si kafe, çaj e verë e zier.
Në këtë ngjarje tashmë tradicionale për çdo fundvit ka marrë pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai tha se ky aktivitet ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm viteve të kaluara. “Sivjet në konkursin e hapur kanë aplikuar mbi 100 biznese”, tha Ahmeti, i cili paralajmëroi mundësinë që vitin e ardhshëm të rritet numri i shtëpizave në shesh, raporton Ekonomia Online.
Ai tregoi se janë munduar të përzgjedhin një laramani të produkteve që ofrohen, duke filluar nga kafeja e deri te vera e zier.
Edhe këtë vit tregu do të shoqërohet me muzikë e aktivitete të tjera kulturore.
Kreu i Komunës tregoi se tashmë kanë nisur përgatitjet dhe për programin festiv për Vitin e Ri me moton “Prite, prite në shesh”.
Ahmeti, me bashkëpunëtorë, vizituan shtëpizat prej të cilave shijuan edhe produktet të cilat këto këmbë shtëpiza i ofrojnë.