Hapet Tregu i Luleve në sheshin “Skënderbeu”

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 11:28 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët nga sot mund të gjejnë lulet e preferuara në sheshin “Skënderbeu”. Kjo pasi që Komuna e Prishtinës ka hapur Tregun e Luleve, ku janë vendosur 6 kiosqe që do të shërbejnë për shitjen e tyre.

Kryetari Shpend Ahmeti në hapjen e këtij tregu ka thënë se tashmë është hapur konkursi për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë përfitues të 6 kiosqeve në të cilat mund t’i ekspozojnë llojet e ndryshëm të luleve, raporton Ekonomia Online.

Kurse Merita Kraniqi nga lulishtja Buqaj, ka thënë që janë të kënaqur me hapjen e këtij tregu. Ajo shpreson që ky treg do t’u sjell punë e shitje më të madhe të luleve pasi sipas saj në këtë vend ka qarkullim të madh të njerëzve.

Përveç këtyre kiosqeve që shërbejnë për shitjen e luleve, Ahmeti ka paralajmëruar se shuam shpejt do të bëjnë përurimin edhe të kiosqeve të cilat janë të rezervuara për shitjen e librave. 

Të ngjashme