Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë homazhe për ndarjen nga jeta të ish‑kryeparlamentarit Nexhat Daci, raporton Ekonomia Online.
Homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit që shërbeu për dy mandate, bëri edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani po ashtu edhe kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha.
Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
Siç kanë njoftuar familjarët, varrimi i Nexhat Dacit do të bëhet sot, ndërsa e pamja do të mbahet nga data 3 deri më 5 janar.


