Pas lajmit se një autobus me nxënës kishte rrëshqitur në Brezovicë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.
“Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.
Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinē e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.
Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.