Kryeministri Ramush Haradinaj e ka nderuar me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Azgan Haklajn.
Haradinaj e ka vlerësuar lart kontributin e Haklajt, në veçanti si president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.
“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e veçantë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në ruajtjen dhe lartësimin e vlerave artistike e kombëtare, pata nderin sot t’i dhuroj presidentit të këtij Unioni, Azgan Haklajt, Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”” ka shkruar Haradinaj në Facebook.