Haradinaj-deputetëve: Iu përgjigjem pyetjeve pas takimit me Brian Yee

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 10:55 | Nga Albulena Avdiu

Kryeministri Ramush Haradinaj, është larguar nga seanca e Kuvendit, pasi sic tha do të takohet me  zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropian dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Për çështjet që u ngritën nga deputetët ai tha se shumë shpejt do të vij me përgjigje për ta, raporton Ekonomia Online.

“Një pjesë e pyetjeve po vijnë 24 orë para seancës. Unë sot kam ardhur dhe sot e kemi ditë me rëndësi se është diskutimi mbi rishikimin e buxhetit. Unë pyetjet tua i kam bartur tek kolegët e kabinetit por dua të bëjë një reflektim”.

“Që nga ardhja në Qeveri kemi paraparë që jo fort larg të propozojmë një plan dhe t’ia dërgojmë kolegëve për të gjitha çështjet. Nuk po i shqyrtoj të itha që u thanë sot por do të vijnë shpejt me të gjitha ato që u thanë sot”, tha ai.

Të ngjashme