Haradinaj dhe Gjini thirrje qytetarëve: Kanë mbetur edhe pak orë, dilni dhe votoni për Kosovën

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj ka publikuar një video së bashku me kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, duke u bërë thirrje qytetarëve që në orët e fundit të procesit zgjedhor të dalin masivisht në votime.

Në mesazhin e publikuar, Haradinaj u është drejtuar qytetarëve, aktivistëve dhe strukturave të Aleancës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim.

“Të nderuar qytetarë, aktivistë e struktura të Aleancës. Edhe pak orë kanë mbetur që ta shfrytëzoni të drejtën për votim. Andaj, dilni dhe votoni për Kosovën, për demokracinë”, thuhet në mesazhin e publikuar në profilin e Haradinajt në Facebook.

Të ngjashme