Haradinaj: Do të dëshiroja të mos merrem me dialogun e çështjen e ndarjes, por me ekonominë tonë

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni AAK-PSD, në prani të kandidatëve që do të garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka bërë paraqitjen e plan-programit qeverisës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

I nominuari për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, ka folur në këtë tubim, ku ka lutur të gjithë kandidatët e këtij koalicioni që ta bëjnë të mundur fitoren.

Më së shumti, Haradinja ka folur për krijimin e një ambienti për të bërë biznes, pa pengesa burokracie, teksa ka kritikuar ndërhyrjen e shtetit ndaj tyre.

“Ekziston njëfarë kampanje kohë pas kohe, që i sulmojnë bizneset. Një ekip e madhe iu rrinë aty deri sa t’i gjen gabim. Duhet m’i ndal këto. Nuk jemi ne shtet policor”, ka thënë ai, njofton Telegafi.

Haradinaj ka thënë se dëshiron që koncentimi i tij si kryeministër të jetë te gjërat konkrete.

“Kisha pas dëshirë njëherë mos me pas problemin e Mogherinit, dialogut, Thaçit, ndarjes, se po na hyn Republika Srpska e Dodokut. Kisha pas qefë me iu kthy  vetes, psh zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, me pas sigurim shëndetësor. Jam për tatim, por nuk jam për mohim të të drejtës n’jetë për barazi mes qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Në fund, Kryeministri në detyrë ka kërkuar nga kandidatët e këtij koalicioni që të mundohen më shumë se kurrë për fitore.

“Fitorja është çdo herë e vështirë, s’ka fitore të lehtë. Kësaj here ia vlen me ia ba krejt peripecitë, e me fitu. Jo për ata që janë në këtë sallë, po për qytetarët.  Ju lusë, ta bëjmë realitet këtë fitore”, ka thënë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme