Haradinaj e quan Selimin mashtrues ordiner, ai i jep disa këshilla

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 18:25 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka quajtur mashtrues të madh deputetin e VV-së, Rexhep Selimin, raporton Ekonomia Online.

Haradinajt pas votimit të mocionit të pozitës për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit për vitin 2020, shtoi se opozita s’ka pasur tendencë për të bllokuar buxhetin.

 “Disa këtu në sallë i kam ditë për burra, por që janë mashtrues ordiner si Rexhep Selimi. E kam ditë, por që je qekaq. Bravo të koft, bashkë me një koleg që ke prezent”.

Rexhep Selimi në replikë tha se Haradinajt i mungojnë dy gjëra, raporton EO.

“Vetëdija në çfarë situatë është Kosova, e dytë që ka ndodh jo shpesh të mungon edhe kultura e shprehjes. Nuk të shkon për fytyre. Ishim në korridor dhe t’i nuk shprehe vullnet për ta përkrahur propozimi tonë”.

“S’kemi komoditet e as siguri për procedura të rregullta për buxhet. Sot ju s’keni qene thjesht kundër kësaj seance sa keni qenë kundër buxhetit”, tha Rexhepi.

Haradinaj tha se po i vjen mërzi kur Rexhep Selimi po i flet pas shpine.

“Nuk kam vota për ty se keni shkatërruar amendamentet dhe infrastrukturën. Të thash shtine autostradën e Dukagjinit nëse do me i marrë votat”.

Përpara se të ktheheshin në Kuvend të gjithë shefat e grupeve parlamentare kishin mbajtur një takim të përbashkët meqenëse kishin mospajtime për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit 2020.

Të ngjashme