Haradinaj: Gjermania i tha “PO” vizave, tani po punojmë që të hyjmë në agjendë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:03 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas vizitës në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me tu kthyer në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se vendimi i Gjermanisë “po” liberalizimit duhet të jetë inkurajues edhe për vendet e tjera.

“Sapo jam kthyer nga Berlini, ka qenë një vizitë pune 1 ditore dhe është lidhë edhe organizimi i lutjeve tradicionale në Berlin, por edhe një takim pune me Merkelin, por edhe me deputetët e dy krahëve.  Ajo që mund të them është që i kemi dhënë në këtë vit një shtytje përpara procesit të liberalizimit. Vendimi i Gjermanisë “po” liberalizimit, mendoj që do jetë inkurajues edhe për vendet e tjera. Kosova e ka arrit një nivel të ri të lartë të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë”.

“…Në këtë vizitë është konfirmuar serioziteti i Kosovës në punët e shtëpisë dhe agjendës integruese të Kosovës për Evropë, si dhe serioziteti i Kosovës për dialogun me Serbinë. Ka avancim të proceseve tona e sidomos në liberalizim”.

Ai shtoi se Samiti i Berlinit e ka mbyllë çështjen e  formulave të ndërrimit apo shkëmbimit të territoreve.

“Takimi ose Samiti i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave të ndërrimit të territorit,  një çështje e tillë nuk ekziston tek asnjëra palë. Kosova është tregu palë serioze e sidomos për punët e veta për Samitin e Parisit”.

Haradinaj tha se ai nuk ka qenë në dijeni për vizitën e presidentit Thaçi në Bratisllavë.  Ai përmendi edhe njëherë se taksa mund të suspendohet në rast të një marrëveshjeje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi pasë dijeni për pjesëmarrjen e Kosovës më Bratislavë, por besoj që gjithë duhet të jemi me qëndrime të njëjta mos të lënë dilema tek palët tjera.

Taksa mund të suspendohet në rast të një marrëveshje të njohjes reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues.

“Kosova është e gatshme me e suspendu taksën sa të ndodhë një takim i tillë, por natyrisht me marrëveshje”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se taksa nuk është pengesë e dialogut. Sipas tij, Serbia nuk e ka gatishmërinë të kthehet në dialog.

“Duhet të kemi një kornizë të qartë të dihet se me çka do shkojmë në dialog. Taksa nuk është pengesa për dialog, por është një mosgatishmëri e Serbisë për t’iu kthyer dialogut. Vuçiqi ka vizituar edhe kryeqytete tjera dhe e ka harru këtë adresë Kosova po e zënë vendin e saj dhe jo atë të Serbisë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme