Haradinaj: Gratë e Aleancës janë pjesë e rëndësishme e politikbërjes dhe vendimmarrjes në parti

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që ai udhëheq ka përfaqësuar më së miri kërkesat e grave.

Haradinaj në ‘Facebook’, ka shkruar se Gratë e Aleancës nuk ishin vetëm zë i fuqishëm i aktivizmit politik, por pjesë e rëndësishme e politikbërjes dhe vendimmarrjes në parti.

Postimi i plotë:

Aleanca ka përfaqësuar më së miri kërkesat e grave duke qenë zëri i tyre që nga fillimi i themelimit të saj si organizatë politike.
Gratë e Aleancës nuk ishin vetëm zë i fuqishëm i aktivizmit politik, por pjesë e rëndësishme e politikbërjes dhe vendimmarrjes në parti.
Rikthimi i Aleancës së Gruas, do të sigurojë përfaqësim më legjitim të grave në strukturat e partisë.
Në konsultim me gratë të cilat ishin bartëse të proceseve politike në Aleancë, u dakorduam për angazhimin maksimal të tyre, marrjen e përgjegjësive brenda partisë dhe kandidimin në zgjedhjet lokale.
RH

Të ngjashme