Haradinaj: Jam duke mësuar si qeveriset, Sefaj e mbajti të fshehur operacionin e nisur të premten

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 11:49 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ende është duke mësuar se si të qeveriset. Ai shtoi se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj e ka ditur që nga dita e premte që do të zhvillohet ky aksion, raporton Ekonomia Online.

“Jam duke mësuar, duke e kuptuar si po shkojnë punët në qeveri, nuk kam pas përvojë, nuk e fsheh këtë. Nuk e kam formuar unë AKI-në, opozitë kam qenë 13 vjet, këto i kam gjetur të formuara. Shkelje ligjore është se nuk jam informu, nuk jam gjykatës që ti di të tjerat”, tha ai.

“Ministri ka mund me besu që unë e di, ka supozuar, ai e ka dit prej të premtes, ka pas dy mbledhje në qeveri. Ministrin e kam taku edhe kështu, nuk më ka tregu asgjë, çka me i bë tjetër. Mund të marrim mësim nga ky moment me pasoja, do të ishte mirë që ky mësim të na mësojë kësaj qeverie dhe çdo qeverie në të ardhmen. Dje jam kyç në temë, është në interesin e Kosovës që ta dërgojmë një porosi që nga vendi jonë, disa vendime nuk mund ti marrin individët, nëse ma vjedh një vendim dikush nuk mërzitem, për një nuk bëhet nami, janë disa vendime që nuk bën me u vjedh”, tha ai.

Ndërkaq deputeti nga Grupi Parlamentar i LDK-së Kujtim Shala, tha se problemi qëndron tek funksionimi i shtetit.

“Kryeministër unë po e përsëris, ky është vendim arbitrar jo i juaji se po dëshmoni që nuk keni pas njohuri. Unë po pyes kush po e drejton shtetin, nëse ju jeni në krye të qeverisë dhe nuk po dini pse jeni kryeministër. Problemi është në funksionimin e shtetit”, tha ai.

Të ngjashme