Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Përfaqësuesin e Përhershëm të Gjermanisë në OKB Christoph Heusgen.
Në këtë takim Haradinaj dhe Heusgen, kanë diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partnertetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman.
Me këtë rast ai ka falënderuar shtetin gjerman për qëndrimin e palëkundur kundër ndryshimit të kufijve.
“E falënderova Ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angeka Merkel kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi.”
Ai shtoi se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj rrugën euroatlantike.
“Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal.”