Haradinaj: Kryeministri sado që e mban kokën lart reflekton frikë, çoi në gabim policinë dje në veri

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij dje në veriun e Kosovës, duke mashtruar qytetarët se gjithçka në veri është rregulluar. Ish-kryeministri tha se Kurti ka frikë dhe paranoja, dhe kjo çoi në gabime edhe nga mekanizmat e sigurisë.

“Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çtar se gjithçka në Veri është rregulluar,” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. Ai vazhdoi duke akuzuar Kurtin se frikësohet të përballet me gazetarët dhe të shpjegojë çështje të ndryshme, duke përfshirë akuzat e Presidentes, Procesin e Berlinit, dhe mos-hapjen e urës.

Lideri i opozitës gjithashtu pretendoi se k aktual po i shmang gazetarët dhe po i shtyn kolegët e tij të flasin për tema të ndryshme pa dhënë shpjegime konkrete. Haradinaj më tej tha se Kurti po shmang diskutimin për Ligjin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, duke paraëajmëruar se bashkëpunëtorët e tij do të preken të parët nga ky ligj.

“Ai sot as për Byronë për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj,” shtoi ish-kryeministri.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri i vendit të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çdo qytetar të Kosovës se gjithçka në Veri është rregulluar. Frika dhe paranojat e tij i futi në gabime edhe ata që s’duhej të gabonin. Pra mekanizmat e sigurisë.

Kryeministri sado që e mban kokën lart reflekton frikë dhe frikësohet nga të gjithë. Ai frikësohet të dalë para qytetarëve dhe të tregojë çka ka të vërtetë në akuzat e Presidentes. Ai frikësohet të dalë para gazetarëve dhe të tregojë çka po ndodhë me Procesin e Berlinit dhe pse po e shtyen BE-në drejt përjashtimit të Kosovës. Ai frikësohet të dalë dhe të tregojë të vërtetën për mos-hapjen e urës dhe ende mban qytetarët në mashtrime se së shpejti do të hapet ajo. Albini bëhet pak trim dhe mashtron se ka paguar lehonat përderisa Komunat me buxhete të varfëra i paguajnë edhe më shumë edhe më dinjitetshëm.

Kryeministri u ikë dhe u frikësohet gazetarëve dhe ndihet trim kur i shtyen kolegët e tij të dalin dhe të flasin e mos të tregojnë asgjë për të gjitha këto tema sepse vetë s’ka çka thotë. Ai sot as për Byron për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj e për vete është i sigurt se shpëton; sepse mendon se askush s’do ta ndjekë në Norvegji.

Të ngjashme