Haradinaj: Kurti është i papunë dhe po nxit tema, e kuptoj kam kaluar këtë fazë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 13:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka komentuar deklarimet e kreut të VV-së, Albin Kurtit se Qeveria duhet të rrëzohet. Ai tha se Kurti është i papunë dhe si i tillë po nxit tema, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se po e kupton liderin e VV-së, ngase edhe vet ka kaluar nëpër këtë fazë, por që tash nuk ka kohë të merret me kësi çështjesh ngase ka shumë detyra.

“Tani ai është pak si i papunë dhe duhet me ngjallë tema. Kam kaluar nëpër ato që ka kaluar ai, prandaj e kuptoj. E kuptoj gjendjen në të cilën ndodhet ai, kur nuk ka kauza dhe ka aq shumë probleme partiake. Unë jam i angazhuar të kryej detyrat e mija për të mirë të vendit”, tha ai.

Sot u mbajt tryeza e partive politike e thirrur nga VV. Kreu i VV-së tha se Ramush Haradinaj është kryeministër që presidenti Hashim Thaçi e ka marrë me qera. Madje për të, Haradinaj është ushtrues detyre i kryeministrit.

Kurti shtoi se nëse Haradinaj do të kishte etikë do të duhej që vet të jap dorëheqje në mënyrë që vendi të shkoj në zgjedhje të lira e demokratike.

Edhe pse përfundoi pa marrëveshje, është hartuar Deklarata nga kjo tryezë.

Në Deklaratë theksohet se partitë pjesëmarrëse janë pajtuar që për një qeverisje legale janë të nevojshme zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbaheshin në një moment të përshtatshëm.

Sipas deklaratës, kryeministri nuk mund të marrë vendime e të vazhdoj qeverisjen dhe për këtë kërkohet që në Kuvend të vihet në votëbesim Qeveria dhe qeverisja e Kryeministrit.

Të ngjashme