Haradinaj: Kurti me demagogët e tij e kanë kthyer Asociacionin në vëmendje, është përfshirë në skenar të Serbisë

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 15:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta pranojë menjëherë kërkesën e SHBA-së për ta shtyrë edhe për 10 muaj zbatimin e vendimit për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryeministri ka thënë se me situatën në veri, Serbia me siç ka thënë me ndihmën e Kurtit po synon dështimin e planit franko-gjerman.

Duke folur për planin franko-gjerman, Haradinaj tha se aty në përmbajtje është njohja dhe kësaj marrëveshje, me lëvizje të gabuara, gjithnjë sipas tij, Albin Kurti po ia ndihmon Serbisë t’i shmanget asaj.

“Serbia, sponsorët e saj, satelitët e saj kanë skenare për dështimin e marrëveshjes tani të njohur si plani franko-gjerman që në përmbajtje ka njohjen e Kosovës nga Serbia. Në këtë situatë për fat të keq është kyç dhe po ndihmon kryeministri Albin Kurti”.

“Serbia e sponzorizuesit e saj, skenarë kanë dështimin e marrëveshjes planin franko-gjerman që në thelb e ka njohjen e ndërsjellët, dhe këtë po e ndihmon kryeministri Kurti. Jam betuar për ta thënë të vërtetën në interes nacional”.

“Albin Kurti me demagogë ka vendosur mos ta ndjek rrugën që i ka thënë Amerika dhe duke vazhduar me mendimin e tij për targa. Serbia ka arritur sot me e lënë Kosovën pa përfaqësim në veri. Çka kërkon BE-ja prej neve është se Kosovës po i kërkohet Asociacioni”.

Sipas tij, në tetor në Prishtinë dhe në Beograd kishte mbërritur propozim marrëveshja, që siç thotë ai, e përmbante edhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Amerika duke e ditë qëllimin e Serbisë për dështimin e dialogut, i ka kërkuar Kosovës që ta shtyjë vendimin për targat”, tha Haradinaj.

“Albin Kurti ka vendos mos me e dëgju Amerikën por me shku në një rrugë që është e paqartë se e kujt është”, theksoi ish-kryeministri.

Haradinaj tha se “Kurti dhe Qeveria e tij e kanë kthy procesin nga marrëveshja që në përmbajtje e kishte njohjen, në dialogun për kthimin e serbëve në institucione dhe Asociacionin”.

“Qytetarë të Kosovës, vlerësojeni vetë i kujt është Albin Kurti dhe për kë punon. Unë e kam për detyrë me ua thënë të vërtetën çdoherë”, tha Haradinaj.

“Ikja prej Amerikës është shkuarje në Moskë. S’ke ku shkon tjetër, vetëm në Moskë”, tha mes tjerash Ramush Haradinaj.

Të ngjashme