Haradinaj-Kurtit: Kryeministër, dil nga rrethimi

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti për të dalur nga rrethimi.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës duhet t’ua mundësojë biznesmenëve të Kosovës dhe atyre që jetojnë në diasporë kudo që të investojnë në Kosovë. Haradinaj po ashtu ka ftuar Kurtin të marrë masa për të stabilizuar gjendjen me energji, duke propozuar masa konkrete, si dhe për kthimin e investimeve kapitale dhe ndarjen e subvencioneve për bujqësinë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kryeministër, dil nga rrethimi!

– Rriti pagat me ligj
– Investo në gazsjellës
– Ndërto një termocentral me qymyr
– Kthe investimet kapitale duke rritur vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
– Ktheje shpresën se e ke mundësinë

Të ngjashme