Haradinaj mbledh Kryesisë e partisë, diskutohet për situatën në vend

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 16:16 | Nga Gzim Mujaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj të mërkurën ka mbledhur Kryesinë e partisë, raporton Ekonomia Online.

Temë diskutimi do të jetë gjendja në vend e masat e Bashkimit Evropian. Pas mbledhjes Haradinaj do të mbajë konferencë për medie.

Përderisa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me opinionistë e gazetarë për të diskutuar për dalje nga kriza.

Kryeministri Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se janë të interesuar për de-eskalim të situatës dhe se po punohet në këtë drejtim me të gjithë.

Të ngjashme