Në mungesë të kandidatit për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në hapjen e fushatës në Suharekë fjalën e mori vëllai i tij, Dauti.
Ai 6 tetorin e quajti si datë historike për të konfirmuar Kosovën e 100 për qindtë, njofton Klan Kosova.
“Është e qartë arsyeja pse na sollën deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme. Taksa, ushtria, pengesa për të mos i lejuar të tjerat të bëjnë pazar me tokat tona”.
“Ramushi ia ktheu sovranin popullit. Tani është shumë qartë që qytetarët e Kosovës që do të vendosin me 6 tetor se a ishin ato veprime që mori Haradinaj, të drejta apo jo”.
“Jemi mësuar me thënien “Trepça punon, Beogradi ndërton”, tanimë ajo është 100 për qind e jona. Nëse ju mendoni se Trepça është aset i Kosovës e keni shancën historike”.
“Vendimi për dorëheqje i Ramushit erdhi si pasojë e gjykatës politike të Hagës që të mos e çojmë të parin e shtetit përpara prokurorit me njollos luftën tonë”.
“Therandë, i madh e i vogël që sikur herën e fundit që ia dhatë besimin Bali Muharremit”.